Dec 192012
 
Avokati i Popullit i dënon sulmet

Trouble viewing translation? Select your default language using Google Translate near top of page. Please be patient with machine translation as it is an evolving technology. Gender, in particular, is problematic in machine translations.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësim për ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me sulmin fizik gjatë prezantimit të “Kosova 2.0” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe sulmin ndaj organizatës “Libertas”.

Avokati i Popullit i ka përcjellë nga afër ngjarjet që kanë ndodhur me rastin e publikimit dhe promovimit të numrit më të ri të revistës “Kosova 2.0”, si dhe dhunën që ka pasuar ndaj organizatës “Libertas”, thuhet në një kumtesë të Avokatit të Popullit

Sulmet fizike dhe verbale, kërcënimet e drejtpërdrejta dhe përmes portaleve elektronike e rrjeteve sociale, demolimi i sallës ku duhej të mbahej aktiviteti i paralajmëruar e veprime të tjera të ngjashme, kanë cenuar të drejtat kushtetuese, shprehjen e lirë, të drejtën e tubimit dhe të drejtën e asociimit dhe lirinë e mediave.

Pa marrë parasysh se cilave grupe u takojnë ata që sulmuan, veprimet e tyre paraqesin jotolerancë, veprim ekstrem të papranueshëm dhe cenim të rendit ligjor dhe demokratik, thotë Ombudspersoni i Kosovës dhe u bënë thirrje institucioneve kompetente, organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të veprojnë në pajtim me përgjegjësitë që kanë dhe të hetojnë rastet e sulmeve.

Avokati i Popullit (AP) e vlerëson reagimin profesional të forcave të rendit në situatën e krijuar.

AP tërheq vëmendjen se ngritja e vetëdijes dhe parandalimi i veprimeve të tilla të skajshme janë detyrë e gjithë institucioneve të vendit, përfshirë dhe institucionin e Avokatit të Popullit, që tashmë ka në strukturën funskionale edhe njësinë për rastet LGBT, thuhet në kumtesën e Ombudspersonit të Kosovës.

KMDLNJ: Përdorimi i dhunës – i papranueshëm

Persona të paidentifikuar deri më tani, të premten që e lamë pas, kanë ndërhyrë dhunshëm, duke e pamundësuar organizimin e një debati për temën “Sex-i dhe seksualiteti” përkatësisisht për hapjen e një tabu teme dhe paragjykuese për personat me një orientim tjetër seksual”, thuhet në reagimin e Këshillimit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, për zhvillimet lidhur me aktivitetin Kosova 2.0.

Organizatorët përveç debatit të paraparë planifikonin të shpërndanin një revistë, ku paraqiteshin pikëpamjet e tyre, e që në masë të madhe kundërshtohen nga ata që i sulmuan.

Mëtutje në reagim theksohet se sulmuesit përmes një deklarate bënë të ditur se këtë veprim e ndërmorën që “të mos lejojnë poshtërimin e moralitetit, luftimin e perversitetit, shitjes së nderit të burrave dhe grave të Kosovës si dhe kanë vepruar për të ndaluar pederastin, korrupsionin, degjenerimin, kurvërinë dhe poshtërsinë e Qeverisë Thaçi dhe Jahjaga”.

KMDLNJ vlerëson se nga aspekti i të drejtave të njeriut kjo është krejtësisht e papranueshme!

Aktiviteti i “ Kosova 2.0” u ndërpre pasi dhjetëra persona kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ku planifikohej të mbahen ky aktivitet.

KMDLNj dënon përdorimin e dhunës, kërcënimin për jetë për shkak të mendimit ndryshe duke konsideruar se me këtë ndërhyrje të dhunshme personave të “Kosova 2.0” u është mohuar e drejta e lirisë së mendimit dhe të shprehjes si dhe e drejta e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor përkatësisht neneve 19 dhe 20 të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Për eskalimin e situatës, KMDLNJ e bën përgjegjëse Policinë e Kosovës e cila nuk ka ndërmarrë masa parandaluese, aq më parë që është pritur që do të kundërshtohet organizimi i debatit nga “ Kosova 2.0”.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/64398/avokati-i-popullit-i-denon-sulmet/

 

Related...
Malta - Change in attitudes to put gay unions on political agenda
Украине - предложили штрафовать за пропаганду гомосексуализма
France - Mariage gay: l'examen à l'Assemblée repoussé en janvier
Colombia - Repudio nacional a homofóbicas declaraciones de Senador Conservador en debate Matrimonio ...
Nigeria - Gay gets asylum in USA after being prosecuted in Nigeria
France - Mariage gay : "l'Eglise a constitué un point de ralliement dans une période où les par...
Polen - Lech Walesa am Homosexuell: "Kinder und Enkel werden von dieser Minderheit verwirrt&quo...
Mexico - A un año del crimen de odio contra Agnes Torres Hernández, sólo 13% de avance en compromiso...
USA - Gay married couples can’t make joint political donations from individual account, FEC rules